leoni

Mark Rutte

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se gjendja e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është e brishtë

Sekretari i përgjithshëm  i NATO-s, Mark Rutte, ka folur për gjendjen e sigurisë së brishtë  në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë. Në prag të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, Rutte theksoi  se gjendja e sigurisë në Kosovë ka mbetur e tensionuar që nga sulmi i vitit të kaluar nga një grup serbësh ndaj Policisë së Kosovës, incident që rezultoi në vdekjen e një polici dhe tre sulmuesve. Ai njoftoi se NATO-ja, ka zhvendosur trupa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për të dërguar “mesazhin e qartë” të vendosmërisë së aleancës për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon. Mark Rutte, i cili ka marrë rolin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s pas ish-shefit Jens Stoltenberg, siguroi se angazhimi i NATO-s për KFOR-in mbetet i fuqishëm. Kjo forcë  ka mbi 4 mijë e 400 trupa ushtarake në Kosovë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …