Banka Botërore konstaton se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përjetuan një rritje të moderuar ekonomike gjatë këtij viti. Në Kosovë, përkundër përfitimeve të fundit, saktësohet se vetëm 37 për qind e popullsisë në moshë pune është e punësuar. Shkalla e punësimit në vendet tjera të rajonit (grup-mosha mbi 15 vjeç e aftë për punë, sipas raportit, ka shënuar përmirësim të madh, duke arritur në 48.5 për qind këtë vit, që Banka Botërore e quan “nivel historik”. Derisa Kosova ka numrin më të ulët të të punësuarve, në Shqipëri, në fund të vitit 2023, shkalla e punësimit ishte 66.7%. Banka Botërore thotë se në Shqipëri dhe në Mal të Zi, shkalla e punësimit e ka tejkaluar atë të shteteve anëtare të BE-së. Kosova vazhdon të jetë shteti më i varfër në rajon dhe në Evropë, pavarësisht se kryeministri, Kurti me propagandën e tij të shfrenuar mundohet ta bind opinionin për gjoja rritjen enorme ekonomike në qeverisjen e tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …