Aliu: Shënuam 20 vjetorin e themelimit të Rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore

Në Strasburg të Francës po qëndrojnë anëtarët e Asociacionit të Komunave të Kosovës në krye me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, në shënim të 20 vjetorit të themelimit të Rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore (NALAS).

“Në kuadër të sesionit vjeshtor të punimeve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës shënuam edhe 20 vjetorin e themelimit të Rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore (NALAS), mekanizëm ky që paraqet ndërlidhjen ndërkombëtare të pushteteve lokale të vendeve anëtare”, thuhet në postimin e Kryetarit Aliu në rrjetin e tij social facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë vazhdon punimet në pastrimin, hapjen e kanaleve, lumenjve dhe përroskave

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Naim Pira …