Është rritur në 42 mijë e 438 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 377 ditësh në Rripin e Gazës. Në “masakrat” që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 29 palestinezë ndërsa 93 të tjerë janë plagosur. Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 42 mijë e 438 ndërsa i të plagosurve në 99 mijë e 246. Gjithashtu, në njoftim thuhet se nën rrënoja ka ende mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.
Kontrolloni gjithashtu
Hysni Gucati: Po i shihja burrat që udhëhoqën procese shtetformuese pas grilave
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka ndarë një moment …