Pjesëtarë të përjashtuar të opozitës janë përpjekur të futen me forcë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, i cili u mblodh në një seancë të rregullt plenare, duke shkaktuar kaos. Garda e Republikës vendosi gardh metalik pranë hyrjes kryesore në ndërtesën e Kuvendit, për ta parandaluar hyrjen e 24 deputetëve të opozitës, të cilët janë të përjashtuar përkohësisht nga pjesëmarrja në seancat e Kuvendit. Kuvendi i nisi punimet me deputetët e shumicës dhe me një grup të vogël deputetësh opozitarë. Por, seanca u ndërpre, pasi deputetja opozitare, Elda Hoti, hodhi një lëndë që ajo tha se ishte “aromatizues”. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kërkoi përjashtimin nga seanca të tre deputetëve të opozitës, pasi ata gjithashtu grumbulluan karrige para foltores për ta penguar punën, dhe kërkoi të verifikohet se çfarë ishte lënda që hodhi deputetja, pas dyshimeve se bëhej fjalë për benzinë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …