leoni

Përparim Kryeziu

Përparim Kryeziu, reagoi në deklaratën e Behxhet Pacollit për telefonatën e tij me Radojçiqin, në prani të kryeministrit, Kurti

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit Behgjet Pacolli, për bisedën e  tij me Millan Radoiçiqin, ku ai thotë se ka qenë i pranishëm edhe kryeministri, Albin Kurti. Sipas tij, është krejt e pakuptimtë që një deputet i Kuvendit që dikur ka qenë edhe ministër i Punëve të Jashtme të insistojë në një të pavërtetë të tillë. Z. Pacolli nuk ka nevojë t’i arsyetojë komunikimet që ka mundur t’i ketë me Radoiçiqin. Sepse tek e fundit ai ka qenë ministër i Qeverisë e cila është formuar me votat e Listës Serbe e për të cilat kanë pritur orë të gjata në Kuvend derisa ata ktheheshin nga Beogradi. Ai ka qenë në koalicion me Listën Serbe të Radoiçiqit,  ka thënë Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …