Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, iu ka përgjigjur një kërkese të kryeministrit Kurti i cili gjatë Samitit të Procesit të Berlinit. Ku ai iu bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese për Kosovën. Stano tha se nuk është Kosova dhe as kryeministri i saj që vendos nëse masat do të hiqen apo jo, ky është një vendim që duhet ta marrin shtetet anëtare. Përfaqësuesi i Lartë ka lëshuar më 3 qershor një Deklaratë në emër të BE-së, e pasuar nga raporti i HRVP-së për përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së. Diskutimet për heqjen e masave për Kosovën vazhdojnë mes shteteve anëtare në Këshill”, tha Stano. Ndërkohë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se së pari ne të gjithë e dimë që Kosova nuk merr vendime për Bashkimin Evropian. Askush në Kosovë nuk po pretendon të kundërtën. Kryeministri Kurti në të gjitha takimet e tij me liderë evropianë dhe vendimmarrës në Bashkimin Evropian me të drejt kërkon largimin e masave sepse ato nuk reflektojnë as arsyet për të cilat janë vendosur e as situatën në terren”, tha Kryeziu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …