Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë takimeve me strukturat e nëndegëve në Qifllak dhe Kramovik, foli pçr sfidat e mëdha me të cilat përballen qytetarët e kësaj zone. Ai theksoi se fundi i këtij mandati qeverisës e gjen popullatën në një situatë të vështirë, përballë çmimeve të larta, pagave të ulëta dhe një ikjeje masive të të rinjve. Hoti identifikoi tri shqetësime kryesore nga qytetarët: rritjen e çmimeve të artikujve të përditshëm, rritjen e tatimit në pronë dhe rritjen e çmimit të energjisë. Ai shpjegoi se ndonëse rritja e çmimeve është ndikuar nga kriza globale, vendimet për rritjen e tatimeve dhe çmimeve të energjisë janë bërë nga qeveria. Hoti bëri thirrje për një ndryshim në qeverisje dhe inkurajoi qytetarët që të shprehin vullnetin e tyre përmes votës në zgjedhjet e ardhshme.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …