Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Andreas Shlaiher, Drejtorin Global për Çështje të Arsimit të OECD, në Paris. Schleicher është njohur si arkitekti i testeve PISA, të cilat vlerësojnë aftësitë e nxënësve në mbarë botën. Ata diskutuan rezultatet e dobëta të Kosovës në testet PISA, të cilat vazhdojnë të jenë një sfidë për sistemin arsimor të vendit. Hamza theksoi se kanë analizuar gjerësisht këto rezultate dhe kanë diskutuar reformat strategjike që duhet të implementohen për përmirësimin e arsimit në Kosovë. “Këshillat e OECD dhe analizat e Andreas Shleiherit janë përfshirë tashmë në programin tim. Arsimi do të jetë prioriteti im kryesor, krahas ekonomisë, sepse nuk ka zhvillim ekonomik pa reforma të thella në arsim,” deklaroi Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …