leoni

Deputeti i Vetëvendosje, Halil Thaçi, dyshohet për në ndërhyrje të shumta në Korporatën Energjetike të Kosovës

Deputeti i Vetëvendosje, Halil Thaçi, dyshohet për në ndërhyrje të shumta në Korporatën Energjetike të Kosovës, duke qenë i përfshirë në informacione të brendshme dhe ndikime mbi punësimet. Në komunikimet e tij me Dejona Mihalin, koordinatoren për komitete të kësaj partie  Thaçi ndau informacione rreth gjendjes së termocentraleve të Kosovës dhe një rreziku të mundshëm për shpërthim. Thaçi informoi Mihalin për problemet teknike në termocentralin A, përfshirë situatën kritike me bllokun A3, që sipas tij, kishte qenë në rrezik të shpërthimit për shkak të përzierjes së ujit dhe vajit. Raportimet zbulojnë ndërhyrjen e Thaçit në procesin e punësimeve në KEK, ku ai kishte ndikuar për punësimin e disa familjarëve të tij, përfshirë nipin dhe disa kushërinj të afërt. Ai kishte dërguar mesazhe Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe anëtarit të Bordit të KEK-ut, duke kërkuar sqarime për pyetjet e testimit në konkursin e fundit të punësimeve në ndërmarrje.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …