Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE Neil Holland bën thirrje për angazhim konstruktiv në dialogun, Kosovë-Serbi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të mallrave serbe, duke e vlerësuar këtë hap si një zhvillim pozitiv për tregtinë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë seancës së Këshillit të Përhershëm të OSBE në Vjenë, ai theksoi rëndësinë e angazhimit konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë në dialogun e udhëhequr nga BE-ja, duke përfshirë përmbushjen e obligimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Holland shprehu shqetësim për mungesën e progresit drejt normalizimit të marrëdhënieve, duke theksuar se kjo situatë ka implikime negative për jetën e përditshme të qytetarëve. Ai përsëriti angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur një Kosovë të pavarur dhe multietnike dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në proceset demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Avokati i Rexhep Selimit, Xhefri Roberts e ka marrë në pyetje dëshmitarin e 16-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Geoffrey Roberts: Jemi të lumtur që ka ardhur fundi i çështjes së prokurorisë, presim rezultat pozitiv

Geoffrey Roberts, avokati i Rexhep Selimit, ka shprehur kënaqësinë e tij në një intervistë për …