Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare për në Amerikë i shoqëruar nga shefi i Grupit Parlamentar, deputeti, Besnik Tahiri. Vizitën e tij pritet ta do ta fillojë në Chicago, ku do të qëndrojë me ftesë të Universitetit të këtij qyteti në konferencën globale, ku do të flasë për zhvillimet në Kosovë dhe rrugëtimin e Kosovës që nga liria e deri më sot. Po ashtu, Haradinaj në Chicago do të takojë një pjesëtarë të komunitetit shqiptar. Nga zyra për media e AAK-së njoftojnë se vizita e Haradinajt do ta vazhdojë edhe në New York ku do të pritet nga Federata Panshqiptare “Vatra” dhe do të takojë komunitetin shqiptaro-amerikan. Gjatë qëndrimit në New York, Haradinaj do të takojë kongresmen dhe zyrtarë tjerë të shtetit. Vizitën zyrtare Haradinaj do ta përmbyll në Washington ku do të zhvillojë takime zyrtare në tri institucionet kryesore: Pentagon, Departmentin e Shtetit Amerikan dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë”, ka thënë zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …