Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë raportimit të tij në komisionin për dezinformimin tha se Shqipëria kërcënohet nga lajmet e rreme ruse dhe iraniane. Ky manipulim informacioni nga shtete të huaja që përfshinë dezinformimin dhe propagandën, është kërcënim ndërkombëtar i sigurisë që mund të krijojë përçarje brenda dhe midis vendeve, të rrezikojë integritetin e zgjedhjeve dhe të minojë besimin e publikut ndaj qeverisë”, tha Vengu. Vendi ynë është në shënjestër të dezinformimit dhe propagandës keqdashëse. Sjell në vëmendje këtu një shembull tjetër, në momentin kur në prill 2024, Ministria e Mbrojtjes themeloi qendrën e novacionit të sigurisë dhe mbrojtjes, e pamë që në mënyrë zyrtare dhe qoftë përmes kanaleve mediatike u ringjall edhe rrëfimi rus madje përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, ku ajo tha se ky investim i NATO-s po etiketohet qëllimisht si një burim për kërcënime hibride në Ballkan dhe praktikisht akuzonte Shqipërinë që kishte një strategji ofensive për kërcënime hibride në Ballkan.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, në takimin e ministrave të NATO-s ka nënvizuar, rëndësinë e KFOR-it, në rajon

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, në Bruksel ka folur për rolin që ka KFOR në sigurinë e rajonit. Ai ka bërë thirrje që të ketë një vëmendje të shtuar të NATO-s të ndaj dinamikave hibride dhe aktiviteteve destabilizuese , veçanërisht në veri të Kosovës. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka folur lidhur me rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse të parandalimit dhe mbrojtjes, duke kërkuar vëmendje të shtuar për Rajonin e Ballkanit Perëndimor lidhur me shqetësimin për sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni. Vlerësova gjithashtu rolin thelbësor të misionit KFOR në sigurimin e stabilitetit në rajon, ndërkohë që bëra thirrje për vëmendje të shtuar ndaj dinamikave hibride dhe aktiviteteve malinje, veçanërisht në veri të Kosovës dhe ndaj zhvillimeve shqetësuese në Bosnje-Hercegovinë”, ka thënë, ministri,  Pirro Vengu pas takimit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …