Ekipit shqiptar Çamëria iu ka ndaluar vazhdimi i pjesëmarrjes në garën sportive Champions League të minifutbollit, në Greqi, për shkak të llogos, emrit dhe fanellës. Trajneri, Irtan Sejko ka reaguar për Euronews Albania duke thënë se autoritetet greke nuk dëshirojnë që skuadra me emrin “Çamëria” të marrë pjesë në Champions League e minifutbollit që zhvillohet në Kretë Greqi për shkak të simboleve. Mediat greke kanë ngritur si shqetësim se si një ekip shqiptar nën emrin “Çamëria” luan në kompeticionin e minifutbollit që zhvillohet në Greqi. Ekipi shqiptar është paralajmëruar të bëjë kujdes për shkak të grupimeve nacionaliste atje. Sejko ka thënë se tashmë ekipi e ka braktisur garën pasi ata nuk u lejuan të luajnë më simbolet e tyre.
Ky akt fashist i Greqisë nuk i bën përshtypje qeverisë, në Tiranë, aq më pak deputetëve të opozitës, që po e sulmojnë e po e djegin Kuvendin. Nuk dihet se a iu bën përshtypje të keqe, Dejona Mihalit, Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, në përgjithësi, por dihet mirëfilli se kurrë dhe nga askush nga këta nuk do të reagojë kundër këtij akti antishqiptar.