Ka arritur ne 42.500 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite, ndërsa janë plagosur mbi 99 mijë të tjerë

Të paktën 62 palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga tetori i kaluar në të paktën 42.500, transmeton Anadolu. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë me bazë në Gaza, si pasojë e sulmeve izraelite janë plagosur mbi 99 mijë palestinezë të tjerë. Forcat izraelite kanë vrarë 62 persona, ndërsa kanë plagosur 300 të tjerë në sulmet në 24 orët e fundit, tha ministria.  Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, shtoi ministria. Duke shpërfillur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli vazhdon me ofensivën e pamëshirshme ndaj Rripit të Gazës për pothuajse 1 vit tashmë, pas sulmit nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar. Sulmi izraelit ka çuar në zhvendosjen e pothuajse të gjithë popullsisë së territorit mes një bllokade të vazhdueshme që ka shkaktuar mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …