Kryeministrja italiane, Gjorgia Meloni kundërshton vendimin e Gjykatës së Romës, për kthimin në Itali të 12 emigrantëve

Kryeministrja italiane, Gjorgia Meloni ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Romës, e cila urdhëroi kthimin në Itali të 12 emigrantëve nga Gjadri, duke argumentuar se ata nuk vijnë nga vende të sigurta. Meloni e mori lajmin gjatë një vizite në Bejrut, ku ishte angazhuar për thirrje për armëpushim në Gaza dhe për ndaljen e konfliktit mes Izraelit dhe Libanit. Pas këtij vendimi, Meloni shprehu shqetësimin se ishte e vështirë të punonte dhe t’i jepte përgjigje kombit italian kur kishte kundërshtime nga disa institucione. Ajo theksoi se do të thirri një mbledhje të kabinetit për të hënën për të diskutuar rregullat që do të ndihmojnë në kapërcimin e pengesës ligjore të krijuar nga ky vendim. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, gjithashtu kritikoi vendimin e gjykatës, duke bërë thirrje për respektimin e autoritetit të qeverisë dhe theksoi rëndësinë e ndarjes së pushteteve në demokraci.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …