Në një takim të pa paralajmëruar kancelari gjerman, Olaf Scholz, u prit në Stamboll nga presidenti turk, Erdogan

Në një takim të pa paralajmëruar kancelari gjerman, Olaf Scholz,  u prit në Stamboll nga presidenti turk, Erdogan. Nuk ka ende shumë detaje për mediat, i vetmi sqarim është se bisedimet mes dy liderëve kanë në fokus Ukrainën, emigracionin dhe situatën në rajon. Politologia Hyrxhan Asli Aksoy thotë se “pavarësish qëndrimeve të kundërta  në konfliktin e Lindjes së Mesme, ka interesa të përbashkëta mes Ankarasë dhe Berlinit në shumë fusha të tjera”. Në fund të fundit, të dyja palët kanë nevojë për njëra-tjetrën – politikisht, ekonomikisht dhe nga ana sociale”, shton ajo. Një zëdhënës i qeverisë federale ndaloi në mënyrë të veçantë tek konflikti i Ukrainës duke kujtuar se si Turqia luajti një rol të rëndësishëm në mundësimin e furnizimeve me grurë nga Ukraina në tregun botëror nëpërmjet Detit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …