Asociacioni i komunave me shumicë serbe i hartuar nga Bashkimi Evropian është autonomi për serbët në Kosovë, thotë ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Sipas tij, edhe aleatët ndërkombëtarë nuk po e thonë të vërtetën, derisa po deklarojnë se ai draft është në harmoni me Kushtetutën. Ish kryeministri nënvizon se ky draft është më i keq se marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 për Asociacionin. Ai në një intervistë për KosovaPress flet edhe pritjet e tij nga dialogu Kosovë-Serbi, punën e Vjosa Osmanit dhe raportin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Duke iu kundërpërgjigjur kritikave të kryeministrit Albin Kurti ndaj marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015 për Asociacionin, Mustafa thotë se Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë se Asociacionin duhet të themelohet sipas marrëveshjes së vitit 2013 të ratifikuar në Kuvend. Madje ai përmend edhe garancitë që i ka marrë se ky mekanizëm nuk do të ketë kompetenca ekzekutive nga ish-kryediplomatja evropiane, Federica Mogherini.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …