Kohëve të fundit sikur janë shtuar zërat kritikë të disa analistëve kundër veprimëve të paligjëshme të kësaj qeverie e në veçanti të kryeministrit Albin Kurti. Për fat të keq ato çdo ditë e më shumë po aktualizohën përmës fakteve konkrete në përmasa të tilla që nuk do kishte deshirë ti dëgjonte asnjë qytetar shqiptarë në rruzuallin toksorë. Devijimi i formës së veprimit më kohë e ka zhveshur nga petku i trumpetuar prej një udhëheqësi të moderuar e vizionar. Ndoshta kultura e tij e kontaminuar e marrur nëpër trajnime të ndryshme e fshehë brënda qenjës së tij misterin obligues për zhbërjën e Shtetit të Kosovës. Veprimet e tij rrahagjokse gjatë kohës sa ishte në opozitë tashmë e kanë dëshmuar komplet të kundërtën për çka nuk po e shohë të udhës të komentoj në këtë shkrim se është folur e shkruar mjaftë. Por,nuk mund të heshtë para fuqisë propaganduëse të kryeministrit që po e përdorë tash sa vite kundër shtresës më të ndjeshme dhe njëkohësisht më të artë të këtij kombi siç është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Propaganda e tij denigruese është profilizuar përmes gjuhës së ashpër duke u përpjekur të degradojë sa më shumë çdo gjë që është ndërtuar pas përfundimit të luftës në Kosovë e deri më ardhjen e tij në pushtet. I vetmi prioritet që po e udhëheqë politikën e tij ditore sot është lufta hibride për ta maskuar sa më shumë trurin e të rinjëve kundër vlerës së luftës e në vëçanti të atyre që jetojnë e punojnë jashtë atdheut në mergim. Në këtë shkrim fokusi im është përqëndruar rreth kronologjisë së ushtrië sonë,rrugën nëpër të cilën po kalon ajo tash katër vite. Veprimët zingjirore kundër saj janë të kurdisura me shumë maturi e mjeshtëri nga kryeministri dhe qeverisja e tij. Ky realitet fillojë të dukët në sfond vetëm pas konfirmimit nacional e të patjetërsuëshëm të bashkëpunimit të kësaj qeverie më Listën serbe dhe Milan Radojçiqin , që në esencë nuk deshmon asgjë tjetër vetëm se një tradhëti kombëtare. Sot është e palogjikshme të përpiqësh ti rangosh në skandale veprimët e qellimëshme të Albin Kurtit kundër strukturës së shtetit tonë. A mund të jetë skandal largimi i veteranëve të UÇK-ës, nga lista e pagës minimale? A mund të jetë skandal kur ai arrinë ta nxjerrë në protestë ELITËN e shtetit për një pagë të dinjitëtëshme? Dhe së fundi a mund të jetë skandal loja më tenderët e ushqimit për FSK-ës? Si mund të vihët në lojë kaç rëndë integriteti institucional i saj e ti të përpiqësh të shtirësh si profet thua se nuk po ndodhë asgjë. Të përpiqësh ta gjunjëzosh forcën e atdheut përmës veprimëve të tilla është strategji mirë e menduar dhe e kordinuar në bashkëpunim më armiqët e vendit tënd. Nuk është thënë kot : “ Kalaja rrëzohët nga brënda”. Gjatë përiudhës së luftës,ndonëse në rrethana të jashtëzakonëshme populli i Kosovës bëri përpjekje maksimale për të siguruar ushqim e veshëmbathje për ushtarët e UÇK-ës. Arroganca nevëritëse e këtij kryeministri kundër vlerës së luftës eshtë hipokrizi e padegjuar ndonjëherë ndonëse herë pas herë është përpjekur ta kamufllojë këtë situatë duke vendosur kurora më lule mbi varrët e Deshmorëve të Kombit. Por ajo që bije në sy është mënyra cinike e veprimeve të tij të kamuflluara duke nxitur skandale të kordinuara sa në veri të Kosovës aq dhe në kufi më Serbinë vetëm për ta larguar vemëndjën e popullatës nga gjendja aktuale. Skënarët e tillë luftënxitës i sherbejnë vetëm kryeministrit se vetëm përmës kësaj forme ai mund ta mbajë nën ankthin e një krize lufte sa më gjatë popullin dhe vet të hiqet si supermen shpetimi vetëm për të vjedhur edhe një mandat tjetër prej tyre. Mbase para një realiteti të tillë dhe rrethanash të përafërta politike dikur pat shprehur mllefin Fishta:” O Perendi! A ndjeve? Tradhëtarët na lanë pa atdhe. E ti gjuan më rrufe lisat nëpër male kot!”.
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra
Një përshkrim i asaj çfarë ka në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …