Fatos Aliu kritikon Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin: Mungesë demokracie dhe dëshpërim për të rinjtë

Njëri ndër ish-themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Aliu, ka ndarë kritika të ashpra ndaj partisë që dikur e udhëhoqi, duke shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e demokracisë brenda organizatës dhe për mënyrën se si Albin Kurti po e udhëheq qeverinë. Sipas tij  qeveria po i plotëson kërkesat e Serbisë pa adresuar nevojat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ndërsa rinia e Kosovës po lë pas dore dhe po humbet potencialin e saj. Aliu kritikoi edhe vëllanë e tij, Liburn Aliun, për mënyrën se si po e menaxhon ministrinë dhe për arrestimet e fundit, të cilat i quajti “mafiozllëqe”. Gjithashtu, ai vuri në pah rolin e Dejona Mihalit si figurë kryesore në vendimet e qeverisë, duke e quajtur këtë përfshirje si një gabim të madh që duhet të hetohet nga Prokuroria. Sipas Aliut, Vetëvendosje ka ndryshuar shumë nga koha kur ai ishte pjesë e saj, dhe politikat aktuale po dëmtojnë të ardhmen e Kosovës dhe të rinjtë e saj.

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …