Thirrja publike e jugo-gazetarit, Berat Buzhala, drejtuar shqiptarëve në Turqi, për t’u radhitur në përpjekjet për grusht shtet, ka trazuar egot e sëmura të disa gazetarëve të tjerë, të cilët kanë përkrahur Buzhalën, por në emër të gazetarëve të Kosovës. Askush në Kosovë nuk ka të drejtë të flasë në emër të “armatës së gazetarëve” aq më pak ai që quhet “Asociacion i Gazetarëve Profesionistë”, të cilin e përbëjnë një staf gazetarësh me prejardhje jugo-ideologjike, me qëndrim përbuzës kundër vlerave të luftës së UÇK-së. Gazetarët në Kosovë dinë të shkruajnë, të lexojnë dhe të reagojnë vetë. Deri tani në mbështetje të horr gazetarit, Buzhala janë rreshtuar Grupi Koha, Arbana Xharra, Zekirja Shabani e ndonjë tjetër. Ka ikur përgjithmonë koha kur gazetarët duhet ta pyesin “Komitetin” për të marrë qëndrim. Bijtë e bijat e udhëheqësve të “komiteteve”, të ambasadorëve të Titos, të inspektorëve të UDB-së, të shërbimeve sekrete serbe nuk e përfaqësojnë gazetarinë liridashëse të Kosovës, të paktën nuk i përfaqësojnë ata gazetarë që me pushkë e penë kanë luftuar për çlirimin e vendit, derisa këtyre përkrahësve të puçeve, iu kishte rrëshqitur nën këmbë toka e atdheut të përgjakur e të përflakur në luftë për çlirimin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …