Autoritetet e Serbisë shtyjnë gërmimet në një varrezë të dyshuar afër Novi Pazarit për vitin e ardhshëm

Autoritetet e Serbisë kanë vendosur që të shtyjnë gërmimet në një varrezë të dyshuar afër Novi Pazarit për vitin e ardhshëm, duke cituar specifikën e lokacionit dhe vështirësitë në terren. Kjo varrezë dyshohet se mund të përmbajë trupa të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë. Pas disa takimeve dhe dakordimeve gjatë vitit, më 27 gusht, përfaqësuesit e Kosovës filluan përgatitjet për gërmime në një lokacion afër Novi Pazarit, ku dyshohet se janë varrosur trupat e të zhdukurve. Megjithatë, një përfaqësues i Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur u kthye nga Serbia me lajme të zhgënjyera pasi gërmimet janë anuluar për këtë vit. Zvarritja e nisjes së gërmimeve është e pritshme, por zhgënjyese për familjarët që presin të gjejnë të dashurit e tyre. Ahmet Grajqevci, Kryetar i Këshillit të Familjarëve të të Pagjeturve, shprehu shqetësimin se Serbia nuk e sheh këtë proces si një çështje humanitare, por si një problem politik. Ai theksoi se nuk pritet që Serbia të tregojë vullnet për të gjetur rreth 1600 të zhdukur, shumica e të cilëve janë shqiptarë. Nga ana tjetër, Gara njoftoi se në Kosovë janë kryer gërmime në rreth 15 lokacione, duke rezultuar në gjetjen e mbi 20 trupave, të cilët janë në proces identifikimi.

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …