Zotimi i Qeverisë së Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, brenda mandatit aktual po duket gjithnjë më larg realizimit. Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge, ka konfirmuar se nuk ka lëvizje drejt anëtarësimit të Kosovës në këtë program të NATO-s. Ai theksoi se për një anëtarësim të tillë kërkohet konsensus midis 32 shteteve anëtare, gjë që për momentin është larg arritjes. Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, po ashtu lidhi mundësinë e anëtarësimit në PfP me progresin në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të arritura, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit. Megjithëse Kosova ka treguar interes të madh për këtë anëtarësim dhe ka bërë përpjekje për t’u integruar në organizata ndërkombëtare, çështja e dialogut me Serbinë mbetet një pengesë e madhe për përparimin e saj në rrugën euroatlantike.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …