Shkodran Imeraj: Historianët nuk janë hetues, prokurorë, as gjyqtarë

Kohë më parë lexova  artikullin e  Nexhmedin Spahiut, me titull “Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente”, i botuar në disa portale të ndryshme, në internet. Nga viti 2011, kur në Kosovë po qëndronin për vizitë zyrtare drejtuesit e Republikës së Turqisë, Kryeministri Rexhep Taip Erdogan, Ministri i Punëve të Jashtë, Ahmet Davutoglu dhe Ministri i Arsimit, Omer Dinçer, do të kërkonin nga homologët e Kosovës, e posaqërisht Ministri i Arsimit Dinçer, do të insistoj të homologu i tij i Kosovës Ramë Buja, që të ndryshonin disa rreshta në mesin e teksteve të historisë së shqiptarëve, së gjoja Perandoria Osmane është fyre shumë. Përveç zyrtarëve të lartë të Turqisë, kërkesa u përsërit disa herë edhe nga Ambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, Songul Ozan.

Për të kënaqur kërkesat turke, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, e themeloj një komision, ku si historian e caktuan Shkelzen Raqën. Pas themelimit të këtij komisioni, ai para disa muajve solli edhe një “Raport” mbi rishikimin e teksteve të historisë së shqiptarëve. Komisioni në fjalë, tek tekstet e historisë, “paska gjetur aq fjalë fyese”, sa që ka rekomanduar që fjalia “osmanët vranë shumë shqiptarë” – duhet të fshihet nga libra. Unë dua të pyes komisionin, a thua osmanët nuk vranë shqiptarë? Shpresoj se Shkëlzen Raqa, si një historian me formim e dinë shumë mirë së osmanët vranë me mijëra shqiptarë të pafajshëm.

Pa dashur që të futëm shumë në një retrospektivë të ngjarjes, unë vetëm nuk habitëm për qëndrimet e një “analisti”, “gazetari” dhe të një “intelektuali”, i cili është i njohur edhe për idetë e tija për “kombin kosovar” etj.., etj.., por aq më pak nuk habitem për këto qëndrime të cilat vijën nga një njëri i cili që moti e ka humbur rrugën në oborrin e vet dhe ai është Nexhemdin Spahiu.

Për hir të opinionit, dua t’i rikujtoj “analistit”, “gazetarit” dhe “intelektualit” Nexhmedin Spahiu, që ai në tryezën e organizuar gjatë muajit shtator 2011 nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”-Dega në Deçan dhe Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan, në lidhje me kërkesën e Turqisë për korrigjimin e teksteve të historisë, ndër të tjera patë deklaruar së: “Edhe NATO në Kosovë është pushtuese…”. Çka nuk do të mund të presim tjetër nga “analisti”, “gazetari” dhe “intelektuali” Nexhmedin Spahiu.

Ju “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” Nexhmedin Spahiu dhe njerëzve që mendojnë si ju, më duhet t’ju them vetëm tri fakte: se pse Perandoria Osmane ka qenë pushtuese dhe duhet të mbetet pushtuese në tekstet e historisë dhe në historinë e popullit shqiptarë, përveç kësaj, edhe pse nuk duhet të ndryshohet gjuha në raport me Perandorinë Osmane dhe me as një pushtues tjetër. Ja vetëm tri fakte në lidhje me Perandorinë Osmane:

  1. Në kohën kur përfundoj lufta ruso-osmane e viteve 1877-1878, dhe kur u nënshkrua Traktati i Shen Stefanit me 3 Mars 1878 (Traktatin e Shen Stefanit e nënshkruan Nikolla Ignjatiev dhe Aleksandër Nelidov si përfaqësues rus dhe nga Safet Beu dhe Sadullah Beu përfaqësues osman), Perendoria Osmane, u detyrua që të pranoj kushtet e paqes me rusët, duke i sakrifikuar tokat shqiptare në favor të vendeve sllave. Po të na donte dhe të na përkrahte Perandoria Osmane, do t’i mbronte interesat e shqiptarëve, sepse ende konsiderohej si Fuqi e Madhe e kohës. Por këtë nuk e bëri “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” Nexhmedin Spahiu. Kishte mundësi që të mos sakrifikonte tokat dhe popullin tonë Perandoria Osmane, por këtë e bëri duke na sakrifikuar dhe duke e pranuar ndarjen e tokave shqiptare dhe duke i pranuar vendimet e Kongresit të Berlinit të vitit 1878, të cilat ishin shumë të dëmshme. – Miku i mirë të ndihmon në fatkeqësi, – thotë populli.

  1. Kur shumica e vendeve në Ballkan që ishin nën pushtimin osman kishin shkollat në gjuhët e tyre amtare, neve shqiptarëve nuk na lejoj hapjen e shkollave. Këtu dua të rikujtoj vetëm rastin e Mulla Tahir Efendi Llukës (Molliqaj), i cili në vitin 1900 e hapi shkollën (mejtepin) e parë shqip në Kosovë në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit. Në mejtepin e Mulla Tahir Efendi Llukës (Molliqaj), nxënësit kanë mësuar gjuhën shqipe me grafi arabe. Puna dhe aktiviteti i tij ju ra në sy autoriteteve osmane, dhe pasi që ai rikthehet në Stamboll në vitin 1908, Mulla Tahir Efendi (Molliqaj) do të vritet nga autoritetet osmane, vetëm pse e ka hapur mejtepin (shkollën) në gjuhën shqipe me grafi arabe. Këtu pajtohem edhe unë me mendimin e Dr. Abdullah Hamitit, në punimin e tij shkencor në Revistën “Dituria Islame” Nr.222 më titull “Mektepi i Tahir Efendi Llukës-shkolla e parë shqipe në Kosovës”. Është edhe koha e Revulicionit Xhonturk më 1908, kur shqiptarët u tradhtuan nga “miku i tyre” Perandoria Osmane.

  1. Ishte viti 1938, kur Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë (citoj konventën kur është fjala për Jugosllavinë), hartuan dhe më pas ratifikuan dokumentin e njohur në historiografi si “Konventa Turko-Jugosllave”. Që në fillim të kësaj konvente shihej qartë së Turqia nuk ishte krah shqiptarëve: “…Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë :

– Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Serbisë së Jugut (Kosova dhe viset e tjera – Sh.I.), dhe

– Njëherit vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbreterisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t’u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi”.

Kjo Konventë, kishte gjithsej 21 nene dhe në nenin 4 thuhej: “riatdhesimi i këtyre 40.000 familjeve do të realizohet për gjashtë (6) vjet, sipas këtyre proporcioneve.

  1. Në vitin 1939 – 4.000 familje
  2. Në vitin 1940 – 6.000 familje
  3. Në vitin 1941 – 7.000 familje

  1. Në vitin 1942 – 7.000 familje
  2. Në vitin 1943 – 8.000 familje
  3. Në vitin 1944 – 8.000 familje.

Nëse nuk e dini “analistit”, “gazetarit” dhe “intelektualit” Nexhmedin Spahiu, po të rikujtoj së mijëra e mijëra familje shqiptare u detyruan pas presioneve të bërë nga serbët që të shesin pronat e tyre dhe të shprengulen për në Turqi. Kjo Konventë në tërësi ishtë antishqiptare dhe kjo Konventë ishte direkt e lidhur me interesat e Serbisë (Jugosllavisë) për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta, iniciativë kjo e nisur që nga shpërngulja e madhe nga Sanxhaku i Nishit me 1877-1878.

Ishin vetëm këto tri nga arsyet e mia kryesore se pse Perandoria Osmane, ishte dhe duhet të klasifikohet si pushtuese dhe se aspak nuk duhet të ndryshohet gjuha në tekstetet e historiografisë tonë në lidhje me pushtimin osman dhe pushtuesit e tjerë.

Ajo, çka me ra në sy e çka është një vlerësim i gabuar nga ana e “analistit”, “gazetarit” dhe “intelektualit” Nexhmedin Spahiu është se ai në artikullin e tij thotë: “Historianët tanë nuk e dinë se kush e vrau kryeministrin Mehmet Shehu, ministrin Ahmet Krasniqi, apo kolonel Tahir Zemajn, kush e vrau kryetarin e Klinës, deputetët e Parlamentit të Kosovës apo gazetarët me nam, e si mund të presim se dinë se kush kujt i ka hipur 5 shekuj më parë dhe çfarë grope i ka shkaktuar”. Unë e kam vetëm një përgjigje si historian për ju “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” Nexhmedin Spahiu se, historianët nuk janë hetues, prokurorë dhe gjyqtarë për ta vërtetuar se kush ka vrarë kënd, ajo është punë e organeve kompetente gjyqësore. Një gjë e di së për më shumë se 5 shekuj me radhë Perandoria Osmane ka qene pushtuese, ka vrarë e masakruara me qindra krerë të parisë shqiptare, me qindra shqiptarë të pafajshëm anë e kënd trojeve tona etnike.

Aq ma shumë është ironike dhe denigruese mendimi i “analistit”, “gazetarit” dhe “intelektualit” të “famshëm” Nexhmedin Spahiu, i cili disa rreshta me lartë së pjesa e cituar thekson së: “Por, Cila është e vërteta? Historianët tanë janë aq të paaftë sa nuk dinë se çfarë ndodhi në luftën e fundit në Kosovë e Maqedoni, apo më 1997 në Shqipëri e lëre më se çfarë ka ndodhur para 5 shekujsh”! Me të vërtetë kjo më habit shumë. “Analisti”, “gazetari” dhe “intelektuali” i “famshëm” Nexhmedin Spahiu, e dim se çka ka ndodhur në luftën e fundit në Kosovë. Historianët e dinë, por a e dini ju se çka ka ndodhur? Në Kosovë ushtria e policia serbe, ka vrarë e masakruar me qindra e qindra shqiptarë, ka vrarë fëmijë, gra, pleq. Ka djegur me qindra objekte, ka demoluar po thuaja gjithçka shqiptare. E çka është më e dhimbshme është se me qindra motra dhe bija tona shqiptare u dhunuan, “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” i “famshëm” Nexhmedin Spahiu, shpresoj së këto nuk i keni harruar Ju.

Me të vërtetë mendoj se po të jetosh pas 100 vjetësh, kur rajoni i Ballkanit do t’i kaloj të gjitha dallimet, ju “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” i “famshëm” Nexhmedin Spahiu do të thoni se edhe regjimi jugosllavo-serb e posaçërisht ai i Sllobodan Millosheviqit, nuk ka qenë regjim vrastar, por regjim i mirë për shqiptarët e Kosovës.

Unë dua t’ju bëj vetëm një pyetje publike z.Nexhmedin Spahiu, si do të mund ta quash ndryshe sundimin serb përveç si sundim të egër, vrastar dhe dhunues.

Neve në Kosovë, nuk na duhen “analist”, “gazetar” dhe “intelektual” si ju e grupi i juaj Nexhmedin Spahiu. Nuk na duhen njerëz që thonë se egziston kombi kosovarë. Nuk ka komb kosovar, do të egzistoj dhe ka egzistuar gjithmonë vetëm kombi shqiptarë.

“Analist”, “gazetar” dhe “intelektual” Nexhmedin Spahiu, lirisht le t’i hapin dhe le t’i publikojnë të gjitha dokumentet dhe kronikat e kohës historianët turq. Një gjë të siguroj se në dokumentet dhe kronikat e ndryshme të Perandorisë Osmane, shqiptarët vetëm sa fyhen dhe nënçmohen, mbi të gjitha nuk lënë gjë pa thënë keq e ma keq për ne shqiptarët.

Ne, e faleminderojmë Republikën e Turqisë për ndihmën që na ka dhanë në dekadat e fundit. Askush nuk e konteston miqësinë e mirë me shtetin turk që kemi. Historia duhet t’i mbetet historianëve që të shkruhet e jo politikanëve. Historia është e pandryshueshme por natyrisht që ajo me kohë plotësohet me daljen në dritë të dokumenteve të reja. Historia duhet të shërbej si mësim për të ardhmen.

“Analist”, “gazetar” dhe “intelektual” Nexhmedin Spahiu, më mirë merru me punët rreth Televizionit dhe Radio Mitrovicës se sa të hysh në bahqen e huaj. Kosova ka mjaftë historianë të cilët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në shërbim të së mirës, në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare.

Për fund, dua të them së kërkesa nga Republika e Turqisë nuk është gjë tjetër vetëm kërkesë politike. Në këtë drejtim nuk duhet të lëshohet pe, sepse një kërkesë e tillë do të mund të vijë edhe nga Serbia, e cila në Kosovë ka bërë shumë krime për dekada të tëra.

Autori është master i shkencave historike dhe doktorant pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit Histori-Filologji, Departamenti i Historisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …