Po vazhdon përmbushja e premtimeve të Qeverisjes lokale sa i përket infrastrukturës rrugore publike.

Në kuadër të përmbushjes së zotimeve rreth realizimit të projekteve kapitale, në Makërmal të Skënderajt ka nisur realizimi i projektit për asfaltimin e rrugëve, me ç’rast kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj, bashkë me banorët vendës, kanë parë nga afër nisjen e punimeve në kuadër të këtij projekti. Përmbushja e premtimeve në Makërmal ka nisur qysh në vitin e parë të mandatit të kryetarit Nura, me funksionalizimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët  “Elena Gjika”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …