Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në Gjenevë të Zvicrës, kundër sulmeve të Izraelit ndaj Gazës dhe Libanit

Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në Gjenevë të Zvicrës, kundër sulmeve të Izraelit ndaj Gazës dhe Libanit, raporton Anadolu. Ata marshuan në qendër të qytetit. Demonstruesit mbanin flamuj palestinezë dhe libanezë, duke shprehur indinjatën e tyre ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza dhe Liban dhe duke i përshkruar ato si gjenocid. Aktivistët kënduan slogane kundër Izraelit anglisht, frëngjisht dhe arabisht dhe kritikuan Amerikën  dhe vendet perëndimore për mbështetjen e tyre të pakushtëzuar ndaj Izraelit. Ndërsa shumë aktivistë mbanin pankarta që kërkonin armëpushim në Gaza dhe Liban, ata reaguan gjithashtu ndaj qeverisë zvicerane për vazhdimin e marrëdhënieve të saj diplomatike me Izraelin. Ata bënë thirrje për një bojkot të shitjeve të armëve, si dhe të tregtisë me Izraelin. Demonstruesit u shtrinë në tokë gjatë një pjese të protestës, duke tërhequr vëmendjen për fëmijët dhe gratë e vrara në Gaza dhe Liban.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …