Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët në Ludvigsburg të Gjermanisë, duke theksuar rolin e rëndësishëm të diasporës në shërbim të Kosovës. Ai nënvizoi se diaspora ka kontribuar për vendin në mënyra të ndryshme, duke filluar nga koha e luftës me armë dhe solidarizim, e tani me angazhim politik, votë dhe mendim kritik. Lushtaku theksoi se PDK-ja është bërë një fuqi politike të cilën nuk është e imagjinueshme ta kalosh pa pjesëmarrjen e saj në politikën kosovare. Ai shprehu optimizmin se me mbështetje nga qytetarët dhe mërgata, PDK do të vazhdojë rrugëtimin përpara, duke punuar fortë dhe pa ndalur për të mirën e Kosovës dhe popullit të saj.
