Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

Orë Letrare në LSHK – Muaji i Librit 2024

Në kuadër të aktiviteteve për “Muajin e librit”, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK) ju fton të merrni pjesë në një orë letrare, e cila do të mbahet këtë të enjte, më 24 tetor 2024, në orën 12:00, në ambientet e LSHK-së në Prishtinë.

Gjatë këtij eventi, shkrimtarët anëtarë të LSHK-së do të prezantojnë punimet e tyre në zhanre të ndryshme, duke respektuar kriteret e përcaktuara sipas statutit të organizatës.

Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur! Ju lutemi të konfirmoni praninë tuaj deri të mërkurën, ora 20:00, në adresën: [email protected].

Kontrolloni gjithashtu

Pyjet dhe rudinat në pulla postare

Pyjet dhe rudinat në pulla postare

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot emisionin e ri të pullave …