Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Angelina Aihorst, pritet të arrijnë sot për vizitë në Prishtinë. Dy zyrtarët e lartë amerikanë, do të bisedojnë me kryeministrin Albin Kurti. AtA gjatë ditës së djeshme kanë qëndruar në një vizitë të paparalajmëruar në Serbi ku janë takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq, i cili tha se kishin shkëmbyer mendime për rolin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor. Kosova ishte një nga temat kryesore të diskutimit, dhe Vuçiq theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut, me mbështetjen e Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …