Nuk ka të ndalur dhuna ndaj të arrestuarve për rastin e luftimeve të 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Avokati, Nasar Raufi ka bërë të ditur se klientët e tij që akuzohen në këtë rast, po keqtrajtohen vazhdimisht nga pjesëtarët e njësive speciale. Sipas tij, Sevdail Miftari nga Kumanova është në gjendje të rëndë pasi i ka dy këmbet e thyera si pasojë e dhunës së ushtruar nga policët sllavo-maqedonas. Ndaj tij është ushtruar dhunë gjatë kohës sa po transportohej nga Burgu i Shutkës në objektin e Gjykatës. Avokati, Raufi ka paralajmëruar se do të kërkojë nga trupi gjyqësor që t’i ketë dokumentet mjekësore. Ai poashtu ka shtuar se Ministria e Drejtësisë nuk i është përgjigjur shkresave të tij për keqtrajtimet që po u bëhen të dyshuarve për rastin e luftimeve në Kumanovë. Në anën tjetër, zyrtarët maqedonas të Ministrisë së Punëve të Brendshme as që duan të pranojnë se ka raste të tilla keqtrajtimesh.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …