Vizita e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Nju Jork, po shënohet me takime të rëndësishme edhe me bashkatdhetarë

Vizita e kryetarit  të AAK-së, Ramush Haradinaj në Nju Jork, po shënohet me takime të rëndësishme me komunitetin shqiptaro-amerikan, i cili vazhdimisht e ka mbështetur dhe po e mbështet Kosovën në të gjitha segmentet. Haradinaj ka shkruar se pata kënaqësinë të takoj shumë bashkatdhetarë, përfshirë miqtë e mi të vjetër Rrustem Gecaj dhe Harry Bajraktari, të cilët kanë qenë shtyllë e fortë e kauzës sonë kombëtare në Amerikë. Këta bashkatdhetarë, së bashku me shumë të tjerë, kanë investuar në Kosovë, duke hapur vende pune dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Jam thellësisht mirënjohës për Rrustemin, djalin e tij Avdiun, Harryn dhe të gjithë vëllezërit tanë shqiptaro-amerikanë që vazhdojnë të jenë zëri ynë i fuqishëm në botë”, shkruan Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …