Sot në Tiranë, polica ka arrestuar kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai është arrestuar për pastrim parash. Ndaj Ilir Metës dhe familjes së tij ka dhe një hetim pasuror. SPAK po e heton edhe për çështjen CEZ-DIA dhe për lobimin në Amerikë. Arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, për pastrim parash ishte tërësisht i papritur. Ish-kryeministri Sali Berisha, që ndodhet në arrest shtëpiak prej 30 Dhjetorit të vitit 2023, komentoi edhe lajmin e fundit të arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë. Ai e dënoi këtë arrestim, duke akuzuar edhe kreun e SPAK, Altin Dumani se sulmon me urdhër të Ramës përfaqësuesit e opozitës dhe e mbron atë në çështje të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …