Anthony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po qëndron për vizitë zyrtare në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndodhet në Lindjen e Mesme, bëri të ditur Departamenti i Shtetit, ndërsa Uashingtoni po shtyn të nisë negociatat për armëpushim për t’i dhënë fund luftës në Gaza pas vdekjes së liderit të Hamasit, Jahja Sinwar. Udhëtimi i fundit i diplomatit të lartë amerikan në rajon, i njëmbëdhjeti që nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga grupi militant palestinez Hamas që shkaktoi luftën në Gaza, vjen edhe pse Izraeli ka intensifikuar fushatën e tij ushtarake në Gaza dhe në Liban kundër Hezbollahut. Blinken thuhet se do të diskutojë me liderët rajonalë rëndësinë e përfundimit të luftës në Gaza, mënyrat për të hartuar një plan pas konfliktit për enklavën palestineze, si dhe se si të arrihet një zgjidhje diplomatike për konfliktin midis Izraelit dhe Hezbollahut, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …