Nëpërmjet kontratës “Në Shtëpi”, nisin punimet për mirëmbajtjen e varrezave në të gjithë territorin e Komunës së Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj i shoqëruar nga Nënkryetari Sami Cacaj dhe kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” SH.A. z. Kushtrim Loshaj me bashkëpunëtorë, takuan përfaqësuesit e Këshillave Lokale të Komunës së Deçanit, për t’i informuar në fillimin e punimeve për mirëmbajtjen e varrezave në të gjithë territorin e Komunës së Deçanit, nëpërmjet kontratës “Në Shtëpi”.

Me këtë rast njoftohen qytetarët që të gjitha kërkesat për mirëmbajtje të varrezave të drejtohen në komunë dhe në kompaninë NPL “Higjiena”, thuhet në njoftimin e komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …