Myzejene Selmani: A po gënjen Kryeministri i vendit apo Banka Botërore rreth numrit të papunësisë në Kosovë?

A po gënjen Kryeministri i vendit apo Banka Botërore rreth numrit të papunësisë në Kosovë?
Pse Albin Kurti bashkë me satelitin e tij, Hekuran Murati, dolën vetëm dy ditë pas me këto shifra diametralisht të kundërta me ato të Bankës Botërore? Ndoshta kjo e fundit nuk e ka marrë parasysh ‘Superpunën’ e Kurtit. Pse nuk del me shifër të saktë të të gjithë të punësuarve në nivel vendi siç është sot?
O Kryeministër, rinia po na ikë çdo ditë. Nuk ka punë për ta këtu, të pa perspektivë, pa mundur që t’i realizojnë ëndrrat e veta, të gjejnë një vend pune dhe të krijojnë familje si në gjithë botën. Sa shumë vajza e djemë rrin në shtëpi me vetëm një mendim: si të largohen nga ky vend e mos të mbesin barrë e prindërve të moshuar.
Sa veta ikën nga sektori medicinal, arsimor, FSK, polici e tjera, e t’i ne formatin e demagogut na shet rrena.
Ktheje kokën prej familjes e partisë tënde kah populli ta shohësh mjerimin në çdo cep të jetës. Populli e ka një fjalë të mirë: i ngiti nuk ja din hallin të untit.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …