leoni

BDI: Degradim i skajshëm po ndodh në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes me VLEN-in, si humbëse në Qeveri

BDI: Degradim i skajshëm po ndodh në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes me VLEN-in, si humbëse në Qeveri

Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes Konferencës për media ka njoftuar opinionin lidhur me  degradimin e skajshëm që po ndodh në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes me VLEN si humbëse në qeveri. Rikthmi i incidenteve ndëretnike dhe provokimeve ndëretnike, shtimi i incidenteve të armatosura, degradimi dhe anashkalimi i kuadrove shqiptare, zëvendësimi i tyre me kuadro të VMRO-DPMNE-së, janë ndër rastet e shumta që pasqyrojnë punën e institucioneve të sigurisë në këto katër muaj keq-qeverisje të qeverisë monoetnike Gjatë kësaj periudhe, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndodhi spastrim etnik dhe degradim i kuadrit shqiptar, siç ishte rasti me kryeshefin e kërkimeve në MPB, ndihmës  ministrin për çështje administrative, ndihmës drejtorin në Departamentin për Policinë e uniformuar, kryeshefin e kërkimeve ndërkombëtare(Interpol), kryeshefin në Sektorin e Punëve të Brendshme në Strugë, kryeshefin e njësitit për tregëti me armë, komandantin në Stacionin Policor në Gostivar, komandanti në Stacionin Policornë Bitpazar të Shkupit, por edhe një numër i konsiderushem iinspektorëve të lartë në Sektorin për krim të organizuar dhe krim-polici.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …