Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kritikoi Qeverinë-Kurti për mungesë të reformave në politika fiskale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kritikoi Qeverinë-Kurti për mungesë të reformave në politika fiskale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të reformave në politika fiskale. Sipas tij, bizneset nuk kanë gjetur përkrahje nga ekzekutivi. Rafuna konsideron se Kosova nuk e ka komoditetin që të ketë borxh publik të ulët. Derisa kërkesa  ishte gjetja e mundësive për rritjen e borxhit publik – qe të ketë më shumë investime në vend – Rafuna thotë se ka ndodhur e kundërta. Është dashur të ketë shumë më shumë hapa konkret, veprime sa i përket ndryshimit të ambientit të të bërit biznes në Kosovë, duke filluar prej politikave fiskale. Në këtë mandat katërvjeçar nuk e kemi parë asnjë ndryshim, në kuptimin lirim nga ndonjë tatim, qoftë indirekt apo direkt, por nuk kemi parë ndonjë masë tjetër administrative. Këtu është dashur me urgjencë që të ketë reforma”, ka thënë Rafuna.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …