Ish-ambasadori amerikan në OKB dhe ish-këshilltari për sigurinë kombëtare në administratën e Donald Trumpit, John Bolton, ka deklaruar se Amerika shpreson që Kosova dhe Serbia të mund të gjejnë së bashku një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, duke përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve. Kjo do të kontribuonte në stabilitetin e Ballkanit, vlerësoi ai në një intervistë për “Politika”, dhe shton se Amerika në Ballkan mund të kishte bërë më shumë. Shtetet e Bashkuara janë tërhequr prej disa vitesh dhe ia kanë lënë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Evropës Perëndimore, që ajo të ndërmjetësojë dhe t’u ndihmojë palëve, dhe më duket se kjo ka qenë gjë e mirë, ka deklaruar ai. Bolton mendon se gjatë kohës kur ishte në administratën e presidentit Trump, Shtëpia e Bardhë mund të kishte “bërë edhe më shumë, sepse ekziston interes për të stabilizuar rajonin që ka qenë i paqëndrueshëm gjatë viteve të fundit dhe për ta përfunduar këtë konflikt në mënyrë që të fokusohemi te problemet më të mëdha që dalin nga krijimi dhe rritja e aleancave të reja midis Kinës dhe Rusisë, si dhe kërcënimet ndaj Evropës që vijnë nga situata në Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …