Gjatë dëshmisë së tij, në Gjykatën Speciale, në Hagë, dëshmitari Fadil Gecit iu prezantua një deklaratë e Rexhep Selimit, ku kishte thënë se ai që e kishte vrarë Abedin Rexhën ishte Gani Geci. Këtë e mohoi Fadil Geci, i cili tha se kur flasim për bërthamat e UÇK-së, nuk duhet ta harrojmë Abedin Rexhën-Sandokanin, i cili sipas tij u vra nga dora e tradhtarit. Abedini dhe tre komandantë të tjerë kanë vdekur në betejë. Zona Operative e Drenicës dha katër komandantë brigadash në këtë luftë. Abedin Rexhën, Fehmi Lladrovcin, Ilaz Kodrën dhe Mujë Kransiqin. Vrasja e Komandantit Sandokan është një vrasje në vazhdën e vrasjeve nga tradhtia e njerëzve të mëdhenj. Prokurori lexoi një deklaratë ku thuhet se Rexhep Selimi kishte thënë se duhet të thuhet e vërteta mbi vrasjen e Rexhës. “Kjo nuk bën të fshihet. Përkundrazi, në atë moment kur fshihet bëhet një atentat i dytë mbi Abedinin. Prandaj, duhet që të themi të vërtetën lidhur me Abedinin. Vrasja e Abedinit është përfshirë në një komunikatë, në komunikatën 59-të, ku thuhet që ai është vrarë nga Gani Geci. Pse është bërë kjo vrasje, ndërkohë që Abedini mendohet se ishte një person shumë i rëndësishëm i UÇK-së në atë kohë. Një shtyllë që njerëzit dëshironin që ta hiqnin, lexoi prokurori tutje përgjigjen e Rexhep Selimit në intervistë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …