Kryetari i Listës ‘Srpska’, Slavko Simiq gjatë vizitës së djeshme në Mal të Zi, ka bërë të ditur se subjekti i tij po jep kontribut të madh për kthimin e të dëbuarve në vitin 1999. Duke u thirrë në Deklaratën Universale të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Simiq ka thënë se serbët e dëbuar mund të kthehen në Mitrovicë, Leposaviq dhe Graçanicë. “Projekti i ndërtimit të lagjes së kthyerve “Lugina e Diellit” në Zveçan është njëri nga ata që parasheh këtë kthim e në Mal të Zi kam dëgjuar se shumë të rinj, kryesisht familjarë, dëshirojnë që jetën ta vazhdojnë veri dhe ata e kanë përkrahjen tonë”, ka thënë Simiq për mediet serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …