Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Xhonathan Hargreaves, vizitoi Qendrën Burimore për Persona të Pagjetur në Prishtinë, ku diskutoi për nevojat dhe sfidat që përballen ata që kërkojnë të dashurit e tyre të zhdukur. Gjatë vizitës, drejtorit të qendrës, Bajram Qerkinaj, ai i premtoi mbështetje për çështjen e të pagjeturve. Mysafiri dhe nikoqiri shkëmbyen dhurata, duke përfshirë një fotografi nga takimi i tij me mbretin Charles III, e cila emocionoi drejtorin e qendrës. Ambasadori Hargreaves njoftoi se do të takohet me mbretin në të ardhmen dhe do t’i tregojë për takimin me Bajram Qerkinajn dhe sfidat e Kosovës. Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende mbeten të zhdukur rreth 1. 600 veta.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …