leoni

Bashkimi Demokratik për Integrim, të hënën, më 21 tetor 2024, mbajti mbledhjen e 16-të të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim, të hënën, më 21 tetor 2024, mbajti mbledhjen e 16-të të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm (Kryesisë Qendrore). Në këtë mbledhje u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për agjendën e aktiviteteve në periudhën vijuese.
Konkretisht, Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim:
– Vlerëson se ndarja e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga pakoja me Shqipërinë në rrugën eurointegruese përbën një lajm jo të mirë për vendin dhe për të gjithë qytetarët;
– BDI mbështet ndryshimet kushtetuese në përputhje me kornizën negociuese me BE-në dhe i bën thirrje Qeverisë pa legjitimitet etnik që të inciojë procedurën përkatëse për miratim të ndryshimeve në Kuvend, me ç’rast BDI do të votojë miratimin e të njejtave një orë e më përpara. Perspektiva europiane për BDI-në mbetet prioritet i padiskutueshëm dhe këtë qëndrim e kemi manifestuar edhe nëpërmjet dorëheqjeve kolektive të ministrave në mandatin e kaluar për arsye të sigurimit të konsensusit politik të nevojshëm, me ç’rast kemi dëshmuar se për ne është më e rëndësishme perspektiva europiane;
– U bën thirrje të gjitha partive politike parlamentare që të mbështesin propozim-ligjin për VETING të BDI-së, duke e bërë këtë proces inkluziv e me të cilin do të kontribuojmë në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve edhe në organet gjyqësore;
– Rithekson rëndësinë e vendimit të kahershëm të BDI-së, për hetim ndaj të gjitha partive politike, pa përjashtim, gjatë 33 viteve të fundit
– Kërkon verifikimin dhe kontrollin e prejardhjes së pasurisë për të gjithë bartësit e funksioneve publike në 33 vitet e fundit;
– Rithekson nevojën për hetim të plotë të procesit të privatizimit dhe tranzicionit  bashkë me oligarkinë e krijuar nga ai proces;
– Nënvizon domosdoshmërinë e respektimit të legjitimitetit etnik të procesit zgjedhor dhe karakterit ndëretnik të institucioneve në përputhje me vullnetin e zgjedhësve dhe komuniteteve;
– Shpreh shqetësim se marrëdhëniet ndëretnike po cënohen nga politikat e Qeverisë pa legjitimitet etnik;
– Apelon deri te miqtë e ngushtë të vendit tonë, deri te nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit – SHBA-të dhe BE-ja për angazhim edhe më të shtuar në këto momente për respektimin konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit nga institucionet e krijuara pas zgjedhjeve të fundit parlamentare;
– Thekson nevojën e domosdoshme për koordinim të ngushtë me partnerët strategjiknë kuadër të NATO-s për institucionet e sigurisë në vend;
– Konsideron se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për eliminim  e deklarimit të përkatësisë etnike është vendim kundërkushtetues dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit. BDI mohon të gjitha shpifjet e Qeverisë pa legjitimitet etnik për gjoja përfshirje të BDI-së në të kaluarën në miratim të akteve ku eliminohet deklarimi i përkatësisë etnike. Vendim në Gjykatën Kushtetuese i ka ndarë gjykatësit në linja etnike gjatë vendimarrjes, duke na rikthyer në majorizimin mbi baza etnike të së kaluarës. Kushtetuta ka qenë gjenerator i krizës në të kaluarën, andaj apelojmë te partitë politike maqedonase dhe te faktori ndërkombëtar për moscenim të elementeve të Marrëveshjes së Ohrit në Kushtetutën e vendit.
– Konsideron se legjitimiteti është obligim dhe detyrim kombëtar i të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur, andaj edhe një herë i bëjmë ftesë publike VLEN-it që të braktisin qeverinë ku po poshtërsohen shqiptarët, ndërsa BDI dhe Fronti Europian nuk janë të interesuar të marrin pjesë në një format të këtillë qeverisës, përkundrazi nevojitet bashkim për të ndaluar poshtërsimin që u bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera.
Kryesia Qendrore e BDI-së pranoi iniciativën e degëve të saja për mbajtjen e mbledhjeve të degëve në formë të hapur, me prezencë të popullit, me prezencë të qytetarëve, ku do të merr pjesë edhe udhëheqësia më e lartë e BDI-së. Takimet e degëve me popullin fillojnë nga e mërkura, ku në Likovë ora 19 do të realizohet edhe takimi i parë, për të vazhduar më pas me takimin e dytë që do të mbahet në Saraj.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …