Kryetari Haliti nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Shoqatën e Miqësisë Kosovë-Austri

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur të martën në takim presidentin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri, z. Arsim Vranovci, me të cilën edhe kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi. Gjatë këtij takimi të kryetarit Haliti dhe z. Vranovci ata kanë potencuar bashkëpunimin e mirë që ka Vitia dhe Kosova me shtetin austriak dhe miqësinë mes këtyre dy shteteve dhe interesimin e thellimit të bashkëpunimit në interes të përbashkët. Sipas këtij dokumenti qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi i dy institucioneve me rastin e shënimit të ditës së shtetësisë së Austrisë. Bëhet me dije se me rastin e ditës së pavarësisë së Austrisë, që shënohet me 26 tetor do të këtë aktivitete edhe në komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …