Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është lajm i mirë dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u detyra nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjermanët dhe amerikanët e detyruan Kurtin të pranojë diçka dhe ai, natyrisht, e ka pranuar ‘pro forma’ dhe kamionët presin me ditë të hyjnë dhe janë kryesisht prodhimet tona. Produktet e fabrikave tona që janë të huaja, nga Henkel e deri tek të gjitha të tjerat. Ato më së shumti tregtojnë në Kosovë. Por sigurisht, ky është një lajm i mirë për të gjithë njerëzit tanë të tjerë”, ka thënë Vuçiqi për “Radio Televizionin e Serbisë”, raporton Kosev.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …