KFOR-i nuk e lejon ministrin Liburn Aliu të hyjë për vizitë në komunën e Leposaviqit

Ministri, Liburn Aliu dhe zyrtarët e tij akuzohen për dëme shumë milionëshe, që i kanë shkaktuar buxhetit të Kosovës

Prokuroria Speciale ka zgjeruar hetimet në çështjen e ambalazhuesve të ujit, ku ndër të pandehurit kryesorë është Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. Ai, akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në periudhën 2021-2024, duke lejuar zvogëlimin e borxheve për operatorët ekonomikë në mënyrë të paligjshme, me qëllim përfitimi personal dhe duke shkaktuar dëme miliona euro buxhetit të Kosovës. Një tjetër i pandehur, Naser Hafizi, zyrtar i lartë në ministrinë e Aliut, është gjithashtu nën hetim. Hafizi dyshohet për përfshirje në transaksione të dyshimta financiare, duke pasur një diskrepancë të madhe mes të ardhurave zyrtare dhe pasurive të fituara, përfshirë blerjen e katër banesave në një vit. Ai gjithashtu akuzohet për fshehje të pasurisë dhe përfshirje në aktivitete të pastrimit të parave, duke deponuar sasi të mëdha parash në llogaritë bankare të tij dhe të familjarëve. Deputetët e partisë Vetëvendosje  kanë sulmuar opozitën dhe Prokurorinë Speciale, duke i quajtur hetimet një përpjekje për të dëmtuar partinë në pushtet. Ata kanë mbrojtur ministrin, ndërsa kanë akuzuar opozitën dhe prokurorinë për një komplot kundër qeverisë dhe Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri Maqedonci mohon ndikimin e zëvendësit të tij, Shemsi Syla, dhe denoncon fushatat me lajme të rreme

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zbuluar detaje nga takimi me kryetaren,  Vjosa Osmani.  Ai …