leoni

Komiteti për Politikë e Financa i Komunës së Skënderajt ka mbajtur takimin e radhës

Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Komunal të Skënderajt, Adelina Spahiu, ka mbajtur sot takimin e radhës, në të cilin janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës:

– Shqyrtimi i raportit financiar i realizimit të buxhetit janar – shtator

– Propozim vendimi për miratim të raportit përfundimtar të komisionit komunal, për vlerësimin e dëmeve të shaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Pas pyetje nga ana e anëtarëve të KPF-së dhe përgjigjjeve të drejtorëve komunalë, ky komitet i ka rekomanduar Kuvendit Komunal që në seancën ardhshme t’i miratojë pikat e sotme të rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …