U mbajt aktiviteti letrar “Metamorfoza e Vjeshtës” kushtuar poetit e publicistit Ramadan Musliu

Në kuadër të përvjetorit të katërt të ndarjes nga jeta të poetit Ramadan Musliu, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti organizoi aktivitetin letrar “Metamorfoza e vjeshtës.” Kjo ngjarje u mbajt për të kujtuar dhe nderuar veprën dhe trashëgiminë e këtij krijuesi të njohur në letërsinë shqiptare.

Në këtë orë letrare, përveç fjalimeve përkujtimore për jetën dhe veprën e Ramadan Musliut, u bë edhe promovimi i veprave të tij. Shkrimtarë, studiues dhe adhurues të letërsisë nga mbarë Kosova dhe rajoni u mblodhën për të ndarë mendimet e tyre mbi ndikimin e tij në letërsinë bashkëkohore shqiptare, duke vlerësuar kontributin e tij të vyer në pasurimin e kulturës dhe poezisë shqiptare. Fjalën hyrëse e mbajti Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Ramadan Musliu”, Fadil Abazi, ndërsa folën edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, shkrimtari Ibrahim Kadriu, Anton Nikë Berisha, Zymrie Salihu etj.

Aktiviteti “Metamorfoza e vjeshtës” u përmbyll me lexime poetike në orën letrare dhe diskutimeve rreth veprave të Musliut, duke e lënë të gjallë frymën dhe mesazhin që ai përcolli përmes krijimtarisë së tij.

Përndryshe sot, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtor, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek varri i poetit Ramadan Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …