leoni

KMDLNJ

KMDLNj: E sulmojnë Edi Ramën për strehim të refugjatëve, vet nënshkruan marrëveshje kriminale me Danimarkën

Në një reagim të KMDLNj-së, konstatohet  se Italia dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje për strehimin e refugjatëve, kryesisht nga Afrika dhe Azia, para se ata të kthehen në vendet e origjinës. Këto kampe, më shumë janë burgje se kampe për refugjatë në përputhje me standardet ndërkombëtare prandaj është kritikuar nga aktivistë për të drejtat e njeriut, brenda dhe jashtë Shqipërisë shkaku se shkelë të drejtat e njeriut. GJND e ka refuzuar këtë marrëveshje sikur edhe Gjykata në Romë duke urdhëruar që refugjatët e vendosur në këtë kamp, të kthehen në Itali.

Kuvendi i Kosovës, me propozim të qeverisë së Kosovës ka votuar një marrëveshje kriminale me Danimarkën për trafikim me qenie njerëzore duke transferuar, kundër vullnetit të tyre, 300 të burgosur me rrezikshmëri të lartë nga Danimarka në burgun e Gjilanit. Asnjëri prej tyre nuk është danez por nga vendet e treta, kryesisht të besimit Islam. Presioni për ta votuar këtë marrëveshje ishte i madh nga pushteti aktual ndonëse marrëveshje ishte kritikuar ashpër nga Komiteti Kundër Torturës dhe Trajtimit Degradues i Kombeve të Bashkuara që kishte kërkuar anulimin e saj shkaku se shkelë të drejtat e njeriut. Po të ishte Kosova anëtare e Kombeve të Bashkuara apo e Këshillit të Evropës, kjo marrëveshje sigurisht nuk do të kalonte.

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës ka mashtruar deputetët e Kuvendit të Kosovës sikur edhe opinionin duke mos e treguar të vërtetën për të burgosurit nga ” Danimarka”, nga vijnë, përkatësia kombëtare dhe e besimit, natyra e veprave penale, shkalla e rrezikshmërisë dhe të dhëna të tjera që kanë rëndësi për sigurinë e vendit. Ministrja e Drejtësisë ka heshtur çdo kundërshtim brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës sikur që ka ndërtuar raporte klienteliste me OJQ-të që eventualisht do të kundërshtonin këtë marrëveshje.

Nga vendet e rajonit vetëm Shqipëria dhe Kosova kanë pranuar të nënshkruajnë marrëveshje që përmbajtësisht e rrezikojnë integritetin, sigurinë dhe sovranitetin e vendit. Ministrja e Drejtësisë e Kosovës duhet të përgjigjet para ligjit për nënshkrimin e marrëveshjes, skajshmërisht të dëmshme për Kosovën sepse legalizon dy sisteme korrektuese dhe dy ligje të kundërta për ekzekutim të sanksioneve penale duke ndarë të burgosurit në të super privilegjuar (nga Danimarka) dhe super të diskriminuar, nga Kosova.

Është shumë e pamoralshme dhe jonjerëzore të kritikohet marrëveshja e Ramës me Italia dhe të përkrahet marrëveshja e Albulena Haxhiut me Danimarkën.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …