U mbajt takimi me personelin shëndetësor të Komunës së Rahovecit, i treti për këtë vit

U mbajt takimi me personelin shëndetësor të Komunës së Rahovecit, i treti për këtë vit në të cilën u diskutua për gjendjen e përgjithshme të shëndetësisë në komunë, ekipin mobil të kujdesit shtëpiak, furnizimin me barna esenciale, për shërbimet laboratorike dhe furnizimin me reagensë, për materiale shëndetësore e pajisje të reja mjekësore, si dhe për format e tjera të përkrahjes së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti”. Gjithashtu, për mundësitë e rritjes së vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe për investimet kapitale të shumta e që janë duke u realizuar, si dhe ato që planifikohet të zbatohen në të ardhmen.

“Jemi mirënjohës dhe falënderues për përkushtimin tuaj në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Rahovecit. Shëndetësia mbetet një nga prioritetet tona dhe po punojmë pandërprerë për t’i shtuar dhe për t’i përmirësuar vazhdimisht shërbimet shëndetësore.”- tha në fjalën e tij, kryetari i komunës z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …