Ministri Ejup Maqedonci, po qëndron  në Stamboll, i ftuar nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Jashar Gyler

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ftuar nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Jashar Gyler, si dhe presidenti SAHA-s Istanbul, Haluk Bayraktar, po qëndron  në Stamboll të Turqisë, për pjesëmarrje në ngjarjen kryesore të industrisë turke të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore SAHA EXPO. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në këtë konferencë, ministri është i shoqëruar nga atasheu i mbrojtjes në Turqi, kolonel Bekim Zejnullahu dhe drejtori i Departamentit për Logjistikë dhe Infrastrukturë në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Imer Avdiu. Ministri theksoi se pjesëmarrja në këtë ngjarje do të jetë një mundësi e mirë për të iniciuar kontakte dhe marrëdhënie të reja bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me ç’rast do të realizojë disa takime bilaterale.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …